
RUSI- Kremlini paralajmëroi sot se konflikti midis Rusisë dhe NATO-s do të ishte i pashmangshëm nëse anëtarët e NATO-s dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë.
“Nuk është në asnjë mënyrë në interes të këtyre vendeve. Ata duhet ta dinë", theksoi Dmitry Peskov në përgjigje të deklaratave të djeshme të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili vlerësoi se "nuk mund të përjashtohet" që nuk mund të përjashtohet mundësia e dërgimit të trupave perëndimore për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
“Vetë fakti që ka një diskutim për mundësinë e dërgimit të disa trupave në Ukrainë nga vendet e NATO-s është një element i ri shumë i rëndësishëm”, vuri në dukje zëdhënësi i Kremlinit.
Kur u pyet nga gazetarët nëse do të ekzistonte rreziku i një konflikti të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s në rast të dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, Peskov u përgjigj:
"Në këtë rast, ne nuk duhet të diskutojmë nëse është e mundur, por nëse është e pashmangshme ( një konflikt i menjëhershëm)./ZËRI