
PORTUGALI- Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa ka dhënë këtë të hënë dorëheqjen nga posti pak muaj para mbarimit të mandatit. Shkak për këtë të është bërë një gabim i Agjensive të Sigurisë, të cilat përfshinë aksidentalisht emrin e tij në një dosje korrupsioni. Vendimi i Costa-s erdhi pasi Policia mësyri në zyrën dhe banesën e tij për të ushtruar kontrolle.
Sipas asaj që raportohet në media, ka pasur një gabim në transkriptin e bisedave të regjistruara nga shërbimet e sigurisë ku përmendej emri i ministrit të Financave Antonio Kosta Silva por që agjentët kushin shkruar vetëm Antonio Costa, duke përfshirë kështu në dosjen hetimore dhe kryeministrin në një rast të rëndë korrupsioni dhe abuzimi me paratë publike të qytetarëve portugezë.
Hetimet lidhen e me një rast korrupsioni që ka të bëjë me minierat e litiumit dhe objektet "të gjelbërta" të hidrogjenit. Deri më tani Policia ka arrestuar shefin e tij të kabinetit. Ndërkohë që pas hekurave mund të shkojnë dhe ministra të kabinetit./Zëri.ai