Bota

Kryeministri izraelit e pranon për herë të parë: E njoh gjenocidin armen!

Deklarata e Netanyahut ka të ngjarë të ketë pasoja të rëndësishme diplomatike.

F.I
Kryeministri izraelit e pranon për herë të parë: E njoh
Benjamin Netanyahu

IZRAEL-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për herë të parë ka pranuar gjenocidin e kryer nga Perandoria Osmane kundër armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Kjo u njoftua gjatë një interviste me podkasterin amerikan Patrick Bet-David. 

I pyetur nëse Izraeli nuk e kishte pranuar kurrë zyrtarisht shfarosjen e armenëve, si dhe masakrat e asirianëve dhe grekëve pontikë, të kryera nga Perandoria Osmane në fillim të shekullit të 20-të, Netanyahu u përgjigj: "Në fakt, mendoj se e kemi pranuar, sepse besoj se Knesseti miratoi një rezolutë për këtë qëllim'.

Deklarata e Netanyahut shënon një ndarje mes qëndrimit tradicional të Izraelit, i cili, në një përpjekje për të mbrojtur marrëdhëniet e tij me Turqinë dhe Azerbajxhanin, deri më tani kishte shmangur përdorimin e termit "gjenocid" për të përshkruar këto masakra.

Deklarata e Netanyahut ka të ngjarë të ketë pasoja të rëndësishme diplomatike. Ndërsa mund të kënaqë një pjesë të madhe të diasporës armene, megjithatë mund të tendosë marrëdhëniet tashmë të brishta midis Jerusalemit dhe Ankarasë.

Poll

MOS HUMB