
JERUSALEM- Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu njofton se lideri izraelit do t'i nënshtrohet një operacioni të dielën për një hernie. Më tej në njoftim bëhet me dije se hernia u zbulua gjatë një kontrolli rutinë dhe se kryeministri do të jetë nën anestezi të plotë dhe i pavetëdijshëm për procedurën, shkruajnë mediat e huaja.
Ministri i Drejtësisë Yariv Levin, një njeri i besuar i ngushtë i cili gjithashtu mban titullin e zëvendëskryeministrit, do të shërbejë si kryeministër në detyrë gjatë operacionit.
Netanyahu, 74 vjeç, ka mbajtur një program të plotë gjatë gjithë luftës gati gjashtëmujore të Izraelit kundër Haqmasit dhe mjekët e tij kanë thënë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Vitin e kaluar, megjithatë, mjekët pranuan se ai kishte fshehur një problem të njohur të zemrës pasi implantuan një stimulues kardiak./ZËRI