Bota

Kryeministri palestinez Shtayyeh i dorëzon dorëheqjen Abbasit për 'gjenocidin' në Gaza

Javën e kaluar Hamasi miratoi formimin e një qeverie teknokrate, misioni i së cilës është të rindërtojë Gazën dhe të rivendosë sigurinë në Rripin pas luftës.

a.l
Kryeministri palestinez Shtayyeh i dorëzon dorëheqjen Abbasit për
Mohammed Shtayyeh

PALESTINË-  Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh ka njoftuar dorëheqjen e qeverisë së tij, e cila sundon pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar, për shkak të përshkallëzimit të dhunës në territorin e pushtuar dhe luftës në Gaza. Sipas mediave të huaj, Shtayyeh tha se po jep dorëheqjen për të lejuar krijimin e konsensusit midis palestinezëve mbi marrëveshjet politike pas luftës së Izraelit në Gaza.

“Vendimi për dorëheqjen erdhi në dritën e përshkallëzimit të paprecedentë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem dhe luftës, gjenocidit dhe urisë në Rripin e Gazës. Unë shoh se faza tjetër dhe sfidat e saj kërkojnë marrëveshje të reja qeveritare dhe politike që marrin parasysh realitetin e ri në Gaza dhe nevojën për një konsensus palestinezo-palestinez të bazuar në unitetin palestinez dhe shtrirjen e unitetit të autoritetit mbi tokën e Palestinës,"- tha Shtayyeh, i cili i dorëzoi dorëheqjen presidentit të Autoritetit Palestinez (PA) Mahmoud Abbas.

Javën e kaluar Hamasi miratoi formimin e një qeverie teknokrate, misioni i së cilës është të rindërtojë Gazën dhe të rivendosë sigurinë në Rripin pas luftës. Qeveria e re nuk do të jetë e lidhur me asnjë parti politike palestineze, ku të pavarurit profesionistë do të marrin përsipër menaxhimin e qeverisë gjatë një faze fillestare të tranzicionit derisa zgjedhjet të mund të mbahen në një kohë të mëvonshme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB