
SHBA- Gjykata Ndërkombëtare Penale ka kërkuar urdhër arreste për liderin e Hamasit, Yahya Sinëar dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për akuzat për krime lufte dhe kundër njerëzimit, pas sulmeve të 7 tetorit.
Lajmin e ka konfirmuar për CNN, kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan, i cili tha se është kërkuar urdhër-arrest edhe për Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, si dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim al-Masri, kreu i i Brigadave Al Qassem, i njohur si Mohammed Deif, dhe Ismail Haniyeh, lider politik i Hamasit.
Urdhëresat kundër politikanëve izraelitë shënojnë herën e parë që Gjykata Ndërkombëtare Penale vë në shënjestër udhëheqësin më të lartë të një aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.
Vendimi e vendos Netanyahun në listën ku ndodhet edhe presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Hagës lëshoi një urdhër arresti për luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Tashmë, mbetet që një panel gjyqtarësh të kësaj Gjykate do të shqyrtojë kërkesën e kryeprokurorit Khan për urdhër-arrestet.
Khan tha se akuzat kundër Sinwar, Haniyeh dhe al-Masri përfshijnë "shfarosje, vrasje, marrje pengjesh, përdhunim dhe sulm seksual në paraburgim"./ZËRI