Bota

Kryqi i Kuq jep alarmin: Spitalet në Gaza po kthehen në morgje

Gati 1,200 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore në Gaza që nga e shtuna, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë.

E.K
Kryqi i Kuq jep alarmin: Spitalet në Gaza po kthehen në morgje
Pamje nga njerezit e plagosur

GAZA- Spitalet në Gaza "rrezikojnë të kthehen në morgje" pasi janë duke u sulmuar vazhdimisht nga Izraeli, paralajmëroi të enjten Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Një krizë humanitare po përhapet me shpejtësi në Gaza, ku agjencitë e ndihmave dhe zyrtarët shëndetësorë raportojnë se qindra mijëra janë zhvendosur në mes të mungesës së ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike – duke sjellë një ngarkesë shtesë në objektet mjekësore.

"Ndërsa Gaza humbet energjinë, spitalet humbasin energjinë, duke vënë në rrezik të porsalindurit në inkubatorë dhe pacientët e moshuar me oksigjen," tha në një deklaratë drejtori rajonal i ICRC për Lindjen e Afërt dhe të Mesme, Fabrizio Carboni.

I vetmi termocentral i Gazës ka ndaluar së punuari pasi ka mbaruar karburanti, tha kreu i autoritetit energjetik të Gazës për CNN të mërkurën. Njerëzit në Rripin e Gazës mund të përdorin ende gjeneratorët e energjisë elektrike, por si pasojë e një bllokade në të gjitha anët e kufirit, karburanti i nevojshëm për gjeneratorët për të punuar po mbaron, tha zyrtari.

Gati 1,200 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore në Gaza që nga e shtuna, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë.

Militantët islamikë po mbajnë deri në 150 pengje  në Gaza, ndërkohë që Kryqi i Kuq është në kontakt me Hamasin dhe zyrtarët izraelitë për të adresuar lirimin e tyre.

"Si një ndërmjetës neutral, ne jemi të gatshëm të kryejmë vizita humanitare; të lehtësojmë komunikimin midis pengjeve dhe anëtarëve të familjes; dhe të lehtësojmë çdo lirim eventual," tha Carboni./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB