Bota

Kurti: BE të sanksionojë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar ta sanksionojë Serbinë, për sulmin terrorist në Banjskë.

D.XH
Kurti: BE të sanksionojë Serbinë për sulmin terrorist
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar për disa çështje të rëndësishme për Republikën e Kosovës. Ai nuk ka pranuar të bëjë një koment në lidhje me rezervat e presidents Vjosa Osmani për Asocacionin e Komunave Serbe, por shprehet se marrëveshjen mund ta publikojnë vetëm ndërkombëtarët.

Kurti deklaroi se është Serbia, pala që nuk pranon të zbatojë asocacionin. Ai kërkon sanksione për shtetin serb, për shkak të sulmit në Banjskë.  “Serbia ka 9 muaj që ka shkelur marrëveshjet. Draft-statuti për asocacionin duhet të bëhet me dije publikisht nga ana e ndërkombëtarëve”, deklaroi Kurti. Ndërsa më tej, Kurti vlerëson se Serbia duhet të ndëshkohet në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë.

“Dy muaj pas sulmit Banjskë duhet të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione mbi këtë akt terrorist mbi Kosovën, që na cenoi të gjithëve ne. Duam sanksione për Serbinë dhe u bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të marrin masa për të gjithë këtë sulm”, tha Kurti. Kujtojmë se më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës. Efektivi Afrim Bunjaku u vra, ndërsa më pas edhe 3 agresorë serbë u ekzekutuan, pasi nuk pranuan të dorëzohen./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB