
ZVICËR – Ditën e nesërme mban punimet Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, që pritet të zgjasë deri më datë 19 janar.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde theksoi se është i gëzuar që pjesëmarrës në këtë forum do të jetë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Javën e ardhshme, në Davos do të nisë Forumi Ekonomik Botëror. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, ‘Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer’ rezonon veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkani Perëndimor. Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin të jenë të pranishëm”, ka shkruar Rohde në X.
Next week, this year's @wef in Davos will kick off! With all key themes being relevant, "Achieving Security & Cooperation in a Fractured World" particularly resonates for ????????, the ????????-???????? dialogue, & the entire WEB-region. Glad to see both @albinkurti & @avucic will be present. https://t.co/HeMFXOrM1C
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 12, 2024
Edhe pse lideri shqiptar dhe ai serb do të jenë të dy të pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror, nuk dihet nëse do ketë një takim bilateral mes tyre. Kujtojmë se Kurti dhe Vuçiç kanë shkëmbyer dhe akuza të forta ndaj njëri-tjetrit, ndërsa ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës kanë tensionuar situatën./ZËRI/