Bota

Kurti e akuzoi për 'koordinim' me Serbinë, Osmani takon Lajçak në SHBA

Gjatë takimit Osmani bën me dije se kanë folur në lidhje me dialogun mes vendeve dhe për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

E.K
Kurti e akuzoi për 'koordinim' me Serbinë, Osmani takon
Miroslav Lajçak dhe Vjosa Osmani

SHBA- Një ditë pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kritikoi ashpër se “koordinohet” me Beogradin, presidentja Vjosa Osmani është takuar këtë të mërkurë me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak. Gjatë takimit Osmani bën me dije se kanë folur në lidhje me dialogun mes vendeve dhe për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Vjosa Osmani: Në Nju Jork, u takova me Miroslav Lajcak për të diskutuar zhvillimet e fundit në dialog. Theksoi se suksesi i saj është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë.

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti hodhi akuza të forta ndaj emisarit të Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se ky i fundit koordinohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Kurti shkoi më tej duke thënë se në Bruksel, ku u zhvillua tryeza e radhës e bisedimeve mes vendeve se ai është gjendur përballë një skenari, të cilin sipas tij, emisari i BE-së e kishte shkruar kohë më parë.

Albin Kurti: Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një sklenari të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë. Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist. Në takimin e parë, m’u kërkua që të kalojmë menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar në nenin 7 të marrëveshjes bazike në lidhje me nenin 10. Ua bëra të qartë që një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnin pa u dakordësuar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar.

Po ashtu Kurti tha se Lajçak është rreshtuar në krahun e Serbisë dhe për këtë kërkoi që të japë llogari përpara institucioneve të BE-së./Zëri

Poll

MOS HUMB