Bota

Kush do jetë presidenti i ardhshëm i Rusisë?

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se Putini pritet të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale më 2024. Ai shtoi se ka dhe kandidatë të tjerë, që plotësojnë kriteret.

D.XH
Kush do jetë presidenti i ardhshëm i Rusisë?
Putin

MOSKË - Kremlini ka nisur përgatitjet për zgjedhjet presidenciale ruse, të cilat do të mbahen në vitin 2024. Zyrtarët e Administratës Presidenciale thanë se, pavarësisht luftës, zgjedhjet do të mbahen në kohë - në mars të vitit të ardhshëm - dhe se Vladimir Putin pritet të jetë kandidat për president.

Amendamentet në Kushtetutë të miratuara në vitin 2020 i dhanë mundësinë Putin për të kandiduar për president në zgjedhjet e 2024 dhe 2030. Vetë Putin, i cili ka shërbyer si president që nga viti 2000 (me një pushim në 2008-2012), ende nuk ka njoftuar nëse do të rizgjidhet apo jo.

Zëdhënësi i Moskës, Dimitri Peskov ka thënë se në zgjedhjet presidenciale do të marrin pjesë dhe kandidatë të tjerë përveç Putinit, pasi janë disa persona që plotësojnë kushtet.

Revista "Verstka" gjithashtu raportoi një ditë më parë se Kremlini ka kaluar në një fazë të re të përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Në veçanti, autoritetet e rajoneve ruse morën urdhra për t'u përgatitur për fushatën.

Krerët e tyre rekomandohen që tani të hartojnë listat e problemeve më të rëndësishme sociale për banorët, të cilat do të duhet t'i zgjidhin gjatë muajve në vijim.

Kandidatët e mundshëm, përveç Putinit, janë përfaqësues të partive të përfaqësuara në parlament– por të gjithë mbështesin luftën.

Në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit 2024, në rajonin e Moskës do të mbahen seminare speciale për zëvendës-guvernatorët për politikën e brendshme, në të cilat mund të preket edhe tema e zgjedhjeve presidenciale./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB