Bota

Kush është e veja e Alexei Navalny-t/ Të martuar prej 24 vitesh, ajo ishte mbështetësja e tij më e madhe

Ata e nisën lidhjen e tyre në vitin 1999 kur u dashuruan me shikim të parë teksa ishin me pushime në Turqi.

k.m.
Kush është e veja e Alexei Navalny-t/ Të martuar prej 24 vitesh,
Julia Navalny

MOSKË- Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny vdiq në burg. Gjatë gjithë karrierës së tij politike, mbështetja e tij e madhe ishte gruaja e tij. Julia Navalny dhe fëmijët e tyre. Gruaja e tij ishte në qendër të vëmendjes në vitin 2020 kur politikani i opozitës ruse u shtrua nga një spital në Berlin, pasi u helmua me novichok. Menjëherë ajo fluturoi për të qëndruar pranë tij, duke u kthyer në zëdhënësen e parë të bashkëshortit të saj.

Si u takuan?

Julia ka qenë gjatë gjithë kohës me bashkëshortin e saj derisa ai po kurohej në Gjermani. Ata e nisën lidhjen e tyre në vitin 1999 kur u dashuruan me shikim të parë teksa ishin me pushime në Turqi. Në vitin 2008, Alexei Navalny themeloi blogun politik "LiveJournal", i cili u shndërrua në një kanal në YouTube me katër milionë abonentë. Në luftën e tij, gruaja e tij ishte shoqja e tij më besnike dhe ai kishte besimin më të madh tek ajo.

Kush është e veja e Alexei Navalny-t/ Të martuar prej 24 vitesh,
Alexei dhe Julia Navalny

Madje shumë herë është shfaqur në protesta me burrin e saj. Ajo ishte mbështetësja e tij më e madhe kur ai u arrestua disa herë - herën e parë u dënua me 15 ditë burg për kundërshtim të autoritetit shtetëror dhe në gusht 2019 u arrestua për "fjalë të paligjshme".

7 vjet më parë, një sulmues para zyrës së tij në Moskë i hodhi në fytyrë një lëng të gjelbër që përdoret si dezinfektues, duke i dëmtuar pjesërisht syrin. Kur Navalny fitoi 27 për qind të votave në zgjedhjet për kryebashkiak të Moskës në vitin 2013, ai synonte të kandidonte për president në vitin 2018. Megjithatë, po atë vit u dënua me pesë vjet burg. Më vonë, dënimi u ndryshua, por sërish nuk u bë e mundur kandidimi i tij.

Blogeri rus Ilija Varlamov sugjeroi që kandidaturën ta hidhte bukuroshja Julia, e cila është jashtëzakonisht e dashur për publikun rus. Por megjithatë nuk ndodhi.

Kush është e veja e Alexei Navalny-t/ Të martuar prej 24 vitesh,
Familja Navalny

Julia dhe Alexei Navalny kanë një vajzë, Daria, e cila ka studiuar në Universitetin e Stanfordit dhe një djalë, Zahar, i cili ndjek një shkollë publike në Moskë. Të katërt, jetojnë në një apartament me tre dhoma.

Kush është e veja e Alexei Navalny-t/ Të martuar prej 24 vitesh,
Familja Navalny

Së bashku në Oscar

Realizimi i filmit "Navalny" për liderin e opozitës ruse Alexei Navalny u nderua me Oscar 2023 për Filmin më të Mirë Dokumentar në ceremoninë e 95-të të Çmimeve të Akademisë në Los Anxhelos. Familja e tij ishte në ceremoni. Julia Navalny shkoi në ceremoni me vajzën e saj Daria Navalny dhe djalin. Në skenë, Julia dënoi Moskën për pushtimin ushtarak të Ukrainës dhe tentativën për vrasjen e Navalny-t në vitin 2020, subjekt që trajtohet edhe në film.

Kush është e veja e Alexei Navalny-t/ Të martuar prej 24 vitesh,
Julia dhe Daria Navalny

E bija, Daria tha se e kishte të vështirë të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, por babai i saj dëshironte që ajo të merrte pjesë në këtë event.

Gjatë një seance, gjykatësi refuzoi të lejonte avokatin Alexander Fedulov të fliste me klientin e tij Navalny, kështu që avokati e shkroi në një copë letër.

“Nuk e shoh, më thuaj çfarë thotë?,”- u përgjigj nga kafazi i qelqtë opozitari rus.

“Oscar! Dje e fitove Oscarin!”, i tha avokati dhe shkeli vendimin e gjyqtarit.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht. /ZËRI

Poll

MOS HUMB