Bota

"Kush është shefi këtu?"/ Talat Xhaferri godet tavolinën, u 'tërheq veshin' institucioneve (VIDEO)

Xhaferri nuk u kursye as ndaj një punëtori të stacionit të policisë, i cili ndodhej aty, siç tha ai për të marrë një dokument por i kërkoi të kthehej tek vendi i punës.

a.l
"Kush është shefi këtu?"/ Talat Xhaferri godet
Talat Xhaferri

MAQEDONI E VERIUT-  Kryeministri i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka ndjekur nga afër punët e institucioneve në Tetovë. Në një qendër për dokumenta ai i ka tërhequr vëmendje e madje i ka kërkuar llogari kryeshefit të sektorit dhe personelit për qytetarët të cilët po prisnin me minuta të tëra në radhë. Ai kërkoi organizim të personelit në punë për të zgjidhur këtë problem.  

“Kush është shefi”, pyeti ai.

“Organizoni, që të mos mblidhen njerëzit”, tha Xhaferi.

Xhaferri nuk u kursye as ndaj një punëtori të stacionit të policisë, i cili ndodhej aty, siç tha ai për të marrë një dokument por i kërkoi të kthehej tek vendi i punës.

“Shko te vendi i punës, se ti nuk ke punë këtu…Ndëgjo ti, tash të kallzoj unë ty. Ti nuk ke punë zyrtarë këtu asnjë send, ti ke ardh këtu për të pirë kafe”.

“Mos kallxo probleme, problemet nuk dua t’i dëgjoj, ju jeni këtu për zgjidhje. Ju duhet të keni zgjidhje. Nuk duhet të presin gjithë ditën njerëzit këtu…Ju jeni këtu për ata njerëz, nuk janë ata për juve”, dëgjohet duke thënë Xhaferi. 

Talat Xhaferi u zgjodh kryeministër i qeverisë teknike të përkohshme në Maqedoninë e Veriut. Ai u bë kryeministri i parë shqiptar në RMV./ ZËRI

Poll

MOS HUMB