
SHBA- Shpallja fatjor e Donald Trumpit për 34 vepra penale shënon fundit e procesit historik gjyqësor penal ndaj ish Presidentit, por beteja për këtë çështje vazhdon. Gjykata e gjeti atë fajtor në lidhje me 34 akuza për çështjen Stormy Daniels. Por kush është Story Daniels dhe si nisi historia me ish-presidentin Donald Trump, që përfudnoi dyerve të gjyqit? Ylli i filmave për të rritur raportohet se u pagua nga Donald Trump 130 mijë dollarë për ta bërë atë të heshte dhe të mos dilte në publik përpara zgjedhjeve të 2016-ës, për të folur për lidhjen e saj të dyshuar jashtëmartesore me Trump.
Si filloi historia e tyre
Stormy Daniels deklaroi se Donald Trump i tha asaj në vitin 2006 se seksi me të ishte mënyra e vetme që ajo do të dilte nga "jeta e ulët që bënte". Gati dy dekada më vonë, ajo dëshmoi kundër Trump si një dëshmitare vendimtare kundër tij. Pak para zgjedhjeve presidenciale pornostarja tha se do të tregonte historinë e saJ me Trump, mirëpo ky i fundit përmes avokatit të tij i pagoi asaj 130.000 dollarë që të qëndronte e heshtur.
Daniels dëshmoi me detaje për takimin e saj të pare me ish-presidentin amerikan në një hotel në Lake Tahoe, Nevada, ku të dy u takuan në një turne golfi të famshëm. Aktorja e filmave për të rritur ka treguar se ajo shkoi për të ndihmuar në promovimin e turneut dhe u takua me Trump në fushën e golfit. Në kohën e takimit të tyre në Liqenin Tahoe në vitin 2006, Trump ishte 60 vjeç ndërsa Daniels vetëm 27-vjeç.
“Ai ishte po aq i vjetër ose më i vjetër se babai im. Ishte një takim shumë i shkurtër”, -dëshmoi ajo.
Ajo thotë se pas turneut të golfit është takuar sërish me Trump në një suitë, ndërsa shton se nga të gjitha gratë e filmave për të rritur që morën pjesë në këtë turne, ish-presidenti kishte kujtuar vetëm atë. Sipas saj, ka qenë truproja e Trump i cili i është afruar dhe i ka dhënë ftesën për të ngrën një darkë më ish-presidentin, por sipas saj ajo fillimisht ka refuzuar. Daniels thotë se pasi ajo refuzoi ftesën e Trump për darkë, truproja e tij Keith Schiller mori numrin e saj të celularit dhe më pas i dërgoi mesazh. Ajo tha se kishte një darkë tjetër, por publicisti i saj e inkurajoi të shkonte në darkë me Trump, dhe më pas shkoi. Më tej ajo përshkruan atë që ndodhi më pas në dhomën e hotelit.
Ajo u shpreh se e mori pagesë nga frika. Në vitin 2018, Daniels kujtoi se si një burrë i panjohur iu afrua asaj dhe vajzës së saj të mitur në një parking në Las Vegas dhe i tha asaj që "të linte Trump të qetë".
A është e paligjshme të paguash para të heshtura?
Nuk është e paligjshme. Por prokurorët janë fokusuar në mënyrën se si rimbursimi i ish-avokatit të Donald Trump Michael Cohen u regjistrua në llogaritë e ish-presidentit. Ai akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e tij të biznesit duke e kategorizuar pagesën si tarifë ligjore. Transferta bankare erdhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale. Prokurori i Qarkut Alvin Bragg pretendon se Trump u përpoq "të fshihte krimet që fshihnin informacione të dëmshme nga publiku votues". Në gusht 2018, Cohen u burgos, pasi u deklarua fajtor për evazion fiskal dhe shkelje të rregullave të financimit të fushatës, pjesërisht në lidhje me pagesën e tij ndaj Stormy Daniels.