
SHBA- "Mund të vdes së shpejti,"- ky është mesazhi me tekst që David Carlson mori të shtunën në mëngjes nga shoku i tij i dhomës Vance Luther Boelter, i dyshuar kryesor që vrau - në shtëpitë e tyre në Minneapolis - çiftin Melissa dhe John Hortman. 55-vjeçarja ishte përfaqësuesja e Shtetit, ndërsa bashkëshorti i saj ishte senator.
Sipas mediave të huaja, Boelter, 57 vjeç, ende në arrati, kishte jetuar me Carlson për pak më shumë se një vit, por të dy njiheshin që nga klasa e katërt. Ata u panë për herë të fundit të premten në mbrëmje, kur ai i pagoi qiranë e katër muajve. Paratë ia dha paradhënie dhe pastaj i kërkoi ta linte vetëm, se kishte nevojë të pushonte. Rreth orës gjashtë të mëngjesit të së shtunës, shokut të tij ngushtë i erdhi mesazhi: Doja vetëm t'ju njoftoja se të dua dhe se do të doja të mos kishte ndodhur kështu. Nuk dua të them asgjë tjetër ose t'ju implikoj në asnjë mënyrë, sepse nuk dini asgjë. Më vjen keq për të gjitha problemet që do të shkaktoj.
Rreth orës 2 të mëngjesit, ai kishte shkuar në shtëpitë e viktimave të tij, i veshur si oficer policie me një distinktiv, një armë zjarri dhe një maskë lateksi në mënyrë që të mos njihej. Edhe pse FBI ka vendosur shpërblim prej 50 miliardë dollarësh në vit, sërish nuk është zbuluar asgjë lidhur me vendndodhjen e tij.
Boelter, një ish-punonjës i shtetit, pretendonte në mediat sociale se ishte një ekspert sigurie me përvojë në Rripin e Gazës dhe Afrikë. Sipas Neë York Times, ai zotëronte armë dhe punonte për dy shtëpi të ndryshme funerale. Ai është një i krishterë i zjarrtë që kundërshtonte fuqimisht abortin, të cilin e konsideronte si një formë vrasjeje. Po ashtu, nuk ishte fshehur në kritikat e tij për homoseksualët dhe personat transgjinorë, ndaj edhge në zgjedhjet presidenciale kishte votuar për republikanët dhe presidentin Donald Trump.
Ende nuk është e qartë nëse Boelter i njihte personalisht viktimat e tij. Por duket se nuk do të ishin të vetmit. Në makinën e braktisur të Boelter, hetuesit gjetën një listë me 70 objektiva për t'u goditur, nga ish-politikanë (me sa duket të gjithë demokratë), biznesmenë vendas, aktivistë por edhe mjekë që punonin në klinika që ishin "pro abortit". Disa prej tyre jetonin jashtë Minesotas, por në shtete të tjera. Në mjetin e tij u gjet edhe një jelek antiplumb dhe një maskë tjetër silikoni që me shumë gjasa do të përdorej për sulmet.
Hetimet vazhdojnë dhe FBI-ja ende nuk e ka përjashtuar praninë e bashkëpunëtorëve./ZËRI