
KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka mbërritur në Prishtinë të hënën pasdite për t’u takuar me liderët kosovarë. Shkaku kryesor i vizitës është draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Lajçaku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë. Gjatë takimeve pritet të diskutohet rreth Asocacioni, por krahas kësaj do të diskutohen edhe “çështje tjera” si dhe përgatitja e një takimi në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.
Vizita vjen në kohën kur në Kosovë po zhvillohet debat rreth draftit për themelimin e asociacionit, të cilin ua kanë paraqitur emisarët euro-amerikanë. Kurti ka deklaruar se ai kishte ofruar që ky draft, sikurse dhe Marrëveshja bazë dhe Aneksi për implementim i Marrëveshjes së Ohrit, të nënshkruhen.