Bota

Lajmi që u përhap në Itali: Do të ndalohet drejtimi i mjeteve me syze dielli

Drejtuesit e mjetit do të këshillohen që të mos i përdorin syzet e errëta të diellit, që mund të vështirësojnë drejtin e mjetit

E.K
Lajmi që u përhap në Itali: Do të ndalohet drejtimi i
syzet e diellit

ITALI- Një fake news është përhapur këto ditë në Itali, ku thuhej se drejtimi i mjeteve me syze dielli do të ishte i ndaluar. Në një sqarim për SKY nga ministria e infrastrukturës, thuhet se ky nuk do të jetë një detyrim, por një rekomandim që do tiu jepet drejtuesve të mjeteve, dhe do të sanksikonohet në dispozitat e Kodit të ri të Autostradave.

Sipas këtij rregulli të ri të Kodit të Autostradave, drejtimi me syze dielli nuk do të garantonte një pamje të qartë të rrugës për të shmangur çdo lloj pengese dhe për të parandaluar aksidentet.

Edhe në prani të diellit të fortë, në fakt, mund të ketë momente shikueshmërie të dobët në të cilat do të ishte e preferueshme të mos kishim filtra që ndryshojnë perceptimin tonë. Si në një tunel, ku dukshmëria zvogëlohet dukshëm dhe aq më tepër me lentet e errëta.

Por të gjitha këto përfundime, do të jenë në formën e këshillave, dhe jo si detyrim për drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë gjatë perëndimit dhe lindjes së diellit këshillohet të zgjidhni lente që i përkasin kategorisë së filtrit 1./ZËRI 

Poll

MOS HUMB