
SHBA- Limuzina e Jackie dhe Presidentit Johnson ka dale në ankad. Makina pritet të shitet më shumë se 150 mijë dollar. Imperial Crown Ghia i vitit 1964 ka përshkuar afërsisht 25,000 kilometra në shërbimin e Shtëpisë së Bardhë.
Para së gjithash, marka, veçanërisht për entuziastët më të rinj të automobilizmit, është si ujëra të paeksploruar. Imperial Crown, që nga fundi i viteve 1920, ishte një degë e Chrysler, me një fokus shumë të ngushtë në "ajkën " e klientëve të industrisë amerikane të makinave.




Pra, ne tashmë kemi pjesën kryesore të enigmës. Dhe shpjegimi sesi kjo limuzinë imponuese u fut në shërbimin dhe flotën e Shtëpisë së Bardhë, duke pritur në kabinën e saj luksoze Jackie Kennedy Onassis, por edhe Lyndon Johnson, i cili pasoi John Kennedy-n, në presidencën e SHBA./ZËRI