
SEUL- Kur çiftet e reja planifikojnë të martohen mendojnë për çmimet e larta të një dasme, fëmijët, pushimet, por edhe papritshmëritë që mund të sjellë e ardhmja.
Për disa kjo është frikë dhe i shmangen ndërsa për disa të tjerë kjo është dashuria e vërtetë, por Koreja e Jugut ka gjetur një zgjidhje për çiftet e reja. Seuli njoftoi se nëse dikush planifikon të martohet ose të ketë fëmijë ata do të shpërblehen me 64 mijë dollarë deri në 100 mijë dollarë.
Këto masa vijnë pasi vendi ka nivelin më të ulët të lindjeve në botë dhe si pasojë po përballet me një krizë demografike. Tani ka arritur në një pikë kritike, me normën e lindshmërisë duke rënë në 0.72 fëmijë për grua.
Qeveritë lokale dhe qendrore anembanë vendit, shpresojnë se një politikë e re dhe ndihmë ekonomike do të inkurajojnë çiftet të martohen dhe të kenë fëmijë.
Në qytetin e Busanit, instuticionet kanë krijuar projekte ku beqarët nga mosha 23 deri në 43 vjeç që jetojnë ose punojnë në këtë qark do të vlerësohen dhe do të ftohen festa ku ata mund të takojnë beqarë të tjerë që kërkojnë dashuri.
Për çdo person që merr pjesë në këto festa, do të paguhet me 604 dollarë.
Nëse çifti i sapoformuar bie në dashuri dhe dëshiron të takojë familjarët e tyre dhe mendojnë për martesë, instuticionet do t'i paguajnë nga 1200 dollarë shtesë secilit.
Pas darkës familjare nëse çifti vendos të lidhë kurorë, atyre do t'u jepen rreth 24,000 dollarë si dhuratë urimi.
Këshilli madje do t'u ofrojë porsamartuarve një depozitë prej 36,000 dollarë për një shtëpi ose 960 dollarë në muaj qira për pesë vjet.
Në total, çiftet që gjejnë me sukses dashurinë dhe planifikojnë martesën, mund të fitojnë nga 64,000 deri në 100,000 dollarë.
Nëse projekti duket i suksesshëm, Busan planifikon të zgjerojë programin në vitin 2025 për të përfshirë shtetas të huaj që punojnë ose jetojnë në rajon.
“Ky projekt është krijuar për të kapërcyer krizën demografike mes nivelit të ulët të lindjeve në Korenë e Jugut duke formuar një komunitet lokal multikulturor në të ardhmen”, thanë zëdhënësit e bashkisë për mediat të mërkurën.
Instuticionet do të organizojnë festa të tilla si ajo e planifikuar në tetor, çdo muaj në mënyrë që njerëzit të gjejnë dashurinë e vërtetë. /ZËRI