Bota

Lojërat Olimpike bashkojnë liderët botërore, çfarë ndodhi në darkën e shtruar nga Macron në piramidën e Luvrit

Në darkë ishin rreth 500 të ftuar, krerë shtetesh, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe organizmave sportive dhe grupeve që financojnë Lojërat Olimpike.

Zeri
Lojërat Olimpike bashkojnë liderët botërore,
Claudia dhe Thomas Bach, Brigitte dhe Emmanuel Macron

PARIS- Një darkë për nder të liderëve dhe personave të tjerë VIP është zhvilluar dje nga çifti Bach dhe çifti Macron, në piramidën e Luvrit, përpara Olimpiadës.

“Darka e Presidentit” është kthyer si një traditë nga Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Kjo darkë është bashkëorganizuar për herë të parë nga Thomas Bach në prag të Lojërave Olimpike Dimërore 2014 në Soçi, Rusi.

Në darkë ishin rreth 500 të ftuar, krerë shtetesh, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe organizmave sportive dhe grupeve që financojnë Lojërat Olimpike.

Mes të pranishmëve ishin Mbreti Philip i Belgjikës me Mbretëreshën Mathilde, të cilët mbërritën me fëmijët e tyre, çifti mbretëror i Spanjës Philip VI dhe Letitia, Princesha Anne, mbreti i Danimarkës Frederik dhe Mbretëresha Mary, si dhe Jill Biden, që përfaqësoi presidentin amerikan, Joe Biden.

Sipas raportimeve, të ftuarit kanë shijuar gatimet e shefit të vlerësuar me çmime, i specializuar në darka me karakter diplomatik, Alain Ducasse.

Siç shihet edhe në foto, tavolina ishte zbukuruar me lule në ngjyra të errëta të kombinuara me detaje floriri në qirinj, pjata dhe gota.

Darka u zhvillua nën masa drakonike sigurie. 300 oficerë ishin në gatishmëri vetëm për krerët e shteteve, ndërkohë që të gjithë ata që kanë punuar në mbrëmje – nga kamerierët te kuzhinierët janë kontrolluar tërësisht të dhënat e tyre kriminale. /ZËRI/

Lojërat Olimpike bashkojnë liderët botërore,
Claudia dhe Thomas Bach, Brigitte dhe Emmanuel Macron
Lojërat Olimpike bashkojnë liderët botërore,
Mbreti Frederik i Danimarkës dhe Mbretëresha Mari
Lojërat Olimpike bashkojnë liderët botërore,
Mbreti i Spanjës Felipe dhe Leticia
Lojërat Olimpike bashkojnë liderët botërore,
Mbreti holandez William-Alexander
Lojërat Olimpike bashkojnë liderët botërore,
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe gruaja e tij

 

Poll

MOS HUMB