
AUSTRALI- Luanët e detit janë pajisur me… kamera dhe kanë ndihmuar studiuesit të lokalizojnë dhe hartojnë ekosistemet detare të panjohura në Australinë jugore. Fundi i oqeaneve është eksploruar pak dhe njohuritë e shkencëtarëve janë shumë të frakmentizuara lidhur me atë që "fsheh" thellësia.
Përdorimi i mjeteve nënujore të operuara në distancë për të vëzhguar shtratin e detit është i shtrenjtë, kërkon kushte specifike të motit dhe është i vështirë për t'u bërë në pjesë të thella të shtratit të detit.
Për të kapërcyer këto sfida, studiuesit në Australi, të udhëhequr nga Universiteti i Adelaide dhe studenti i doktoraturës në Institutin e Kërkimit dhe Zhvillimit të Australisë Jugore, Nathan Angelakis, dolën me një zgjidhje të padëgjuar më parë. Ata "rekrutuan" tetë luanë deti femra australianë dhe u vendosën kamera në gëzof, po ashtu edhe pajisje GPS. Kështu kanë mundësi që t'i gjurmojnë në çdo kohë.
Videot e mbledhura (gjithsej 89 orë regjistrime) i lejuan studiuesit të identifikonin ekosistemet e paeksploruara më parë dhe organizmat e gjallë që rriten në shtratin e detit të Australisë jugore. Ide e mirë apo jo?/ZËRI