Bota

LUFTA: IDF urdhëron evakuimin e spitalit Al Shifa ‘brenda një ore’

Raportohet se ushtria e Izraelit ka urdhëruar përmes autoparlantëve evakuuimin e spitalit brenda një ore pasi sulmi do ishte i fuqishëm dhe i pandalshëm.

E.K
LUFTA: IDF urdhëron evakuimin e spitalit Al Shifa ‘brenda një
Al Shifa

GAZA- Vijon beteja e ashpër mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit në spitalin Al Shifa në Gaza. Raportohet se ushtria e Izraelit ka urdhëruar përmes autoparlantëve evakuimin e spitalit brenda një ore pasi sulmi do ishte i fuqishëm dhe i pandalshëm.

Sipas asaj që raporton Organizata e Kombeve të Bashkuara, në këtë kompleks spitalor ndodhën 2300 persona, mes të cilëve personel mjekësor dhe persona të zhvendosur. Ky paralakjmërim i Izraelit shton frikën tek ndërkombëtarët për një tjetër bilanc tragjik me viktima të pafajshme.

Izraeli thotë se Hamasi, po e përdor spitalin si bazë ushtarake.  IDF ka kryer atë që thotë se është një operacion “i kushtueshëm dhe i synuar” në objekt për dy ditët e fundit, duke pretenduar se është duke u përdorur nga Hamasi për qëllime ushtarake. Hamasi i hedh poshtë këto pretendime./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB