
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas sulmit të Hamasit kundër Izraelit dhe luftës së përgjakshme të nisur tashmë në Rriipin e Gazës e që ka lënë mijëra të vdekur nga të dyja palët. Gjatë bisedës së tyre, Netanyahu ngriti mundësinë e hyrjes në Gaza.
"Presidenti Biden nuk e paralajmëroi atë që të mos e bënte këtë," i tha CNN një zyrtar amerikan.
Vendimi i Biden për të mos i kërkuar Netanyahut që të tregojë vetëpërmabjtje sa i përket masave të marra sipas zyrtarëve të lartë amerikan reflekton frikën për një luftë të gjërë që mund të ishte me pasoja fatale jo vetëm për Izraelin por dhe rajonin dhe botën.
Kryeministri izraelit i tha presidentit amerikan se Izraeli nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të niste një operacion tokësor në Gaza.
“Duhet të hyjmë brenda”, thuhet se tha lideri izraelit, sipas tre burimeve izraelite dhe amerikane të informuara për bisedën mes dy lidërve.
Mesazhi i Netanyahut në thelb sinjalizoi se cila do të jetë përgjigja e vendit të tij ndaj ofensivës së Hamasit në ditët dhe javët në vijim, në atë që kryeministri izraelit e ka përshkruar si një "luftë të gjatë dhe të vështirë".
“Duhet të hyjmë. Ne nuk mund të negociojmë tani”, tha Netanyahu, ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe zyra e kryeministrit izraelit refuzuan të komentojnë./Zëri.ai