Bota

Lufta Izrael-Hamas/ Nis armëpushimi katër ditor

Në këmbim, Izraeli ka thënë se do të lirojë 150 gra dhe adoleshentë palestinezë të mbajtur në burgjet e tij.

f.t
Lufta Izrael-Hamas/ Nis armëpushimi katër ditor
foto ilustruese

IZRAEL- Një armëpushim katër-ditor në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit ka filluar sot. Armëpushimi pritet të çojë në lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të 7 Tetorit në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë, të cilët ndodhen në burgjet izraelite. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, grupi i parë prej 13 grave dhe fëmijëve të mbajtur nga Hamasi do të lirohet të premten pasdite.

Në këmbim, Izraeli ka thënë se do të lirojë 150 gra dhe adoleshentë palestinezë të mbajtur në burgjet e tij. Pauza në luftime do të sjellë gjithashtu lehtësim për 2.2 milionë palestinezë në Rripin e Gazës, me premtimin për më shumë ndihma sipas marrëveshjes. Megjithatë, armëpushimi u vonua për një ditë pasi negociatorët përpunuan detajet përfundimtare të marrëveshjes.

Izraeli nisi sulmet në Gaza pasi persona të armatosur nga Hamasi sulmuan përtej gardhit kufitar më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke kapur rreth 240 pengje, sipas të dhënave izraelite. Që atëherë, Izraeli ka hedhur bomba në enklavën e vogël, duke vrarë rreth 14,000 njerëz, 40% e të cilëve ishin fëmijë./Zëri.ai

 

 

Poll

MOS HUMB