Bota

Lufta/ Lirohen pengjet e parë të Hamasit. Gjithçka që po ndodh në Gaza

Sot nis shkëmbimi i pengjeve të Hamasit me të burgosurit palestinez në Izrael. Detaje nga marrëveshja.

D.XH
Lufta/ Lirohen pengjet e parë të Hamasit. Gjithçka që po
Ushtria izraelite ne Gaza

GAZA- Ka nisur lirimi i parë i pengjeve në Gaza. Gjatë ditës së sotme pritet të ketë shkëmbime të pengjeve, atyre që mban peng Hamasi, dhe të burgosurve palestinezë në Izrael. Mësohet se deri tani organizata palestineze ka liruar pengjet tajlandeze, ndërsa pritet të lërë të lirë dhe të tjerët.

Në bazë të marrëveshjes, sot lirohen 13 pengjet e para të Hamasit, gra dhe fëmijë. Tre të burgosur palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite për çdo peng, përfshirë të mitur dhe gra. Një zyrtar palestinez tha se Izraeli do të lirojë 39 të burgosur palestinezë, duke përfshirë 24 gra dhe 15 djem adoleshentë, në Bregun Perëndimor të pushtuar në këmbim të lirimit të 13 pengjeve.

Egjipti gati të mirëpresë pengjet izraelitë që do të lirohen nga Hamasi

Egjipti po përgatitet të pranojë pengjet izraelitë nga Hamasi si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi dhe shkëmbimi të pengjeve të kapur nga Hamasi gjatë sulmit të përgjakshëm në tokën izraelite më 7 tetor me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, njoftoi sot Shërbimi Informativ Shtetëror i Egjiptit (SIS). “Përpjekjet e ndërmjetësimit të Egjiptit kanë dhënë rezultat dhe kanë çuar në lirimin e 12 pengjeve tajlandeze dhe 13 izraelitë, përfshirë gra dhe fëmijë, të mbajtur nga Hamasi”, tha shërbimi për shtyp i qeverisë egjiptiane.

Si do të zhvillohet procesi i lirimit të pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit?

Ushtria izraelite dha sot më shumë informacion mbi procesin e kthimit të pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës. Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), një listë me emrat e pengjeve pritet të publikohet. Ushtria më pas do të dërgojë oficerë për të njoftuar anëtarët e familjes së pengjeve, nëse të dashurit e tyre do të lirohen apo jo.

Ushtria izraelite tha se pengjet do të merren në zonën kufitare dhe do të dërgohen në bazën ajrore Hajerim në jug të Izraelit. Pasi të lirohen, ata do të takohen me ekspertë të shëndetit mendor dhe do t'i nënshtrohen ekzaminimeve fillestare mjekësore, ndërsa do t'u jepet edhe telefon, për të kontaktuar të afërmit e tyre. Nga Hajerimi, pengjet e liruar do të dërgohen në spitale, ku do të bashkohen me familjarët e tyre. Gratë e moshuara do të transferohen në një spital të ndryshëm nga fëmijët e vegjël.

Të gjithë pengjet e liruar pritet të qëndrojnë nën vëzhgimin mjekësor për të paktën dy ditë. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad tha sot se armëpushimi që hyri në fuqi me Hamasin në Gaza është një pauzë e shkurtër, pas së cilës Izraeli do të rifillojë operacionet me forcë të plotë ushtarake. Gallant i bëri komentet gjatë takimit me homologun e tij italian, i cili po vizitonte Tel Avivin.

“Do të ketë një pauzë të shkurtër dhe më pas do të vazhdojmë të operojmë me forcë të plotë ushtarake. Ne nuk do të ndalemi derisa të arrijmë qëllimet tona: të shkatërrojmë Hamasin dhe të kthejmë pengjet nga Gaza në Izrael – ka 240 pengje dhe kjo është diçka që ne nuk mund ta pranojmë dhe tolerojmë”, tha Gallad. Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë në Gaza. Më tepër se 15500 mijë njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB