
IZRAEL- Në Kfar Aza, askush nuk ishte shumë i vjetër, shumë i ri apo shumë i dobët për t'u vrarë. Ushtrisë izraelite iu desh gjysmë dite për të arritur në komunitetin e 750 njerëzve në Izraelin jugor. Në këtë zonë, ushtarë të armatosur të Hamasit vranë dhe gjymtuan dhjetëra banorë civilë.
"Nënat, baballarët, foshnjat, familjet e reja u vrarë në shtretërit e tyre, në dhomën e ngrënies, apo dhe në kopshtin e tyre,"-i tha BBC-së gjeneralmajor Itai Veruv i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, ndërsa trupat e tij kontrollonin shtëpitë për kufoma.
“Nuk është luftë, nuk është fushë beteje. Është një masakër.”
Kibuci ishte një nga vendbanimet e para izraelite që u sulmua nga militantët e Hamasit kur ata nisën sulmin herët në mëngjesin e së shtunës. Komuniteti kishte një ekip sigurie dhe shtëpitë ishin dhoma të sigurta, por ato – si nivelet më të larta të ushtrisë dhe qeverisë izraelite – nuk ishin të përgatitur për valën e sulmuesve që po vinin nga Gaza. Luftëtarët e armatosur me armë zjarri, granata me raketa dhe dore vranë dhjetëra banorë dhe gjymtuan disa prej trupave.
"Ata i vranë dhe prenë disa nga kokat e tyre, është një gjë e tmerrshme për t'u parë. Falë Zotit ne shpëtuam shumë jetë të shumë prindërve dhe fëmijëve. Fatkeqësisht, disa u dogjën nga molotovi [kokteje]. Ata janë shumë agresivë, si kafshët.,"-tha për Reuters Davidi Ben Zion, zëvendëskomandanti i Njësisë 71, parashutistët që udhëhoqën forcat izraelite në Kfar Aza. Ushtarët izraelitë, të cilët kaluan ngadalë nëpër fshat të martën, paralajmëruan gazetarët vizitorë që të qëndrojnë jashtë shtëpive që nuk ishin pastruar, duke paralajmëruar se mund të shkelnin mbi ndonjë grackë me eksploziv.
Të shtunën, militantët e armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës e sulmuan Izraelin në pjesët e tij jugore, duke e kryer sulmin më vdekjeprurës palestinez në historinë e vendit. Bilanci i luftës aktualisht shënon mbi 2000 viktima, ndërsa 150 persona janë marrë peng nga Hasmasi. Pritet që numri i viktimave të rritet./Zëri.ai