
ANKARA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin izraelit Yitzhak Herzog. Gjatë bisedës u diskutua për zhvillimet në Izrael dhe Rripin e Gazës.
Duke theksuar se çdo hap që mund të dëmtojë popullin e Gazës në mënyrë kolektive dhe pa dallim do të rriste më tej vuajtjet dhe dhunën në rajon, presidenti turk tha se përpjekjet e Turqisë do të vazhdojnë për t'i dhënë fund "konflikteve alarmante në rajon" dhe për të siguruar paqe të qëndrueshme.
Erdogan foli gjithashtu me telefon me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, teksa Ankaraja përpiqet të tregojë se mund të luajë rolin e ndërmjetësit. Sipas një deklarate nga presidenca turke, Erdogan dhe Abbas diskutuan për përshkallëzimin e tensionit midis izraelitëve dhe palestinezëve./Zëri.ai