
GAZA- Hamasi publikoi një video të hënën në mesditë, në të cilën protagoniste ishin 3 gra izraelite të rrëmbyera. Në videon, që dyshohet se është filmuar më 29 tetor, dëgjohet një nga pengjet që thotë se ka hyrë në ditën e 23 që po mbahej peng. E gjithashtu fajësonte udhëheqjen izraelite për faktin se askush nuk arriti t'i shpëtonte më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit hynë në Izrael. Sipas saj, është e nevojshme shpallja e armëpushimit për të organizuar shkëmbimin e të burgosurve.
“Na lironi tani, lironi civilët, lironi robërit, na lironi, na lironi të gjithëve, le të kthehemi në familjet tona, tani!,"-bërtet gruaja duke iu drejtuar kryeministrit të Izraelit. Por deri më tani as ajo, e as 2 gratë e tjera nuk janë identifikuar.
Hamas military wing publish a recording from Israeli hostages in Gaza, which they claim is addressed to Netanyahu and the Israeli government. pic.twitter.com/UW8sTHbuj5
— Younis Tirawi | يونس (@ytirawi) October 30, 2023
Në videon prej 76 sekondash, një nga gratë kritikon qeverinë. Aktualisht Izraeli thotë se të paktën 239 persona mbahen robër nga ushtarët e Hamasit. Izraeli ka bombarduar Gazën që nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit që vranë 1400 njerëz, ndërsa qindra të tjerë u morën peng. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 8,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve të Izraelit./Zëri.ai