
Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan katër raketa ATACMS me rreze të gjatë veprimi të prodhuar nga SHBA, të lëshuara kundër gadishullit të Krimesë nga forcat e armatosura ukrainase, njoftoi sot në mëngjes Ministria ruse e Mbrojtjes. Ende nuk ka asnjë informacion mbi shtrirjen dhe ndikimin e sulmit në Krime, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht në vitin 2014. Kievi nuk ka komentuar publikisht.
Rusia, më shumë se dy vjet pas fillimit të luftës me Ukrainën, shpesh raporton suksese, siç i karakterizon Moska, për mbrojtjen e saj ajrore kundër sulmeve me dron ose raketa ukrainase. Të martën e kaluar, Ukraina sulmoi ushtrinë ruse në Krime me raketa të blera së fundmi nga SHBA. Mediat e pavarura raportuan sulme në tre baza ushtarake në Krime, me disa viktima./ZËRI