
Serhiy Nayev
UKRAINË- Në një kohë që prej një jave Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në Ukrainë, një foto e Reuters nga vija e parë e frontit na tregon një moment emocionues ku shihet Serhiy Nayev, i cili mban dy këlyshë ndërsa viziton pozicionet pranë kufirit me Bjellorusinë në rajonin Zhytomyr, Ukrainë.
Rusia kreu sulmin më të madh raketor në të gjithë Ukrainën të enjten, duke goditur objektet energjetike. Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën 18 persona u plagosën në sulmet ajrore, duke përfshirë një vajzë 9-vjeçare./Zëri
Poll