Bota

‘Luftë civile’ në qeverinë e Netanyahut, ministri i Mbrojtjes kundërshton kryeministrin: Fitore në Gaza? Marrëzi

Zyra e kryeministrit në një deklaratë akuzoi Gallant se po ushqen narrativën anti-izraelite.

I.F
‘Luftë civile’ në qeverinë e Netanyahut, ministri i
Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant

TEL AVIV- Operacioni i fundit ushtarak në Rripin e Gazës vuri në dukje problemet në kabinetin qeveritar të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe mes ministrit të tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant. Gallant gjatë një interviste për mediat tha se premtimi i Netanyahut për një fitore në Gaza është i pakuptimtë dhe nuk e kupton përse e përsërit në çdo dalje publike.

"Dëgjoj të flitet për heronjtë e luftës dhe 'fitore totale' kjo është marrëzi", u tha ai gazetarëve.

Nga ana tjetër, mbështetësit e Netanyahut kritikuan Gallantin se përse nuk i shpalli luftë Hezbollahut. Ministri tha se situatat nuk ishin të ngjashme dhe se Izraeli ishte në gjendje të parandalonte sulmet, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Zyra e kryeministrit në një deklaratë akuzoi Gallant se po ushqen narrativën anti-izraelite dhe po dëmton marrëveshjet për pengjet.

Kjo nuk është hera e parë që Gallant përplaset me Netanyahun. Vitin e kaluar, pas muajsh protestash kundër planit të diskutueshëm për të reformuar sistemin e drejtësisë, Gallant mbrojti tërheqjen e projektligjit, duke përmendur rreziqet e sigurisë kombëtare.

Netanyahu e shkarkoi, por dhjetëra mijëra izraelitë dolën në rrugë për të treguar mbështetjen e tyre për ministrin. Në fund, kryeministri përfundimisht u tërhoq dhe ministri i mbrojtjes mbajti postin e tij. Që atëherë dhe në raste të tjera, Gallant ka kundërshtuar strategjinë e Izraelit në Rripin e Gazës, duke bërë që disa zyrtarë të partisë "Likud' t'i bëjnë thirrje kryeministrit Netanyahu për shkarkimin e tij si ministër të Mbrojtjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB