
UKRAINË- Momentet e luftës nuk kanë ndaluar romancat e oficerëve ushtarakë të Ukrainës. Një oficer ushtarak ukrainas është filmuar në një moment intim me dy gra në zyrën e tij. Mediat e huaja raportojnë se Yarmoshevich aktualisht ndodhet në Spanjë dhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës e akuzon për tradhti. Video është publikuar nga propagandisti rus Anatoli Shariy. Ai shkruan se si Yarmosevic ndoshta po kalon një kohë të mirë në punë, me dy gra të ndryshme që mesa duket janë kolege të tij.
Një video incizim me pjesëmarrjen e kreut të njërës prej qendrave territoriale të rekrutimit dhe mbështetjes sociale të rajonit Rivne po shpërndahet në internet nga burime anti-ukrainase. Një hetim zyrtar ka filluar në lidhje me videon e publikuar, thuhet në një njoftim në Telegram. Nuk dihet se kur dhe si është marrë video dhe duket se kamera është instaluar fshehurazi dhe kjo po hetohet.
“Përkëdheljet, puthjet, shtypja pas murit – programi “punë” i Yarmoshevich është mbresëlënës”– ironizon Shariy.
Forcat tokësore të Ukrainës, në varësi të të cilës janë komisarët ushtarakë ukrainas, kanë reaguar rreth ndaj skandalit. Megjithatë, video intime u publikua në kanalet pro-ruse Telegram dhe autoritetet në Ukrainë njoftuan se kishin nisur menjëherë një hetim.
/ZËRI