
UASHINGTON- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të vendosur të lançojë në treg firmën e tij më të re: Trump Watches. Manjati amerikan është mjaft i njohur në fushën e biznesi dhe gjithashtu për krijimin e sendeve nga industri të ndryshme. Madje “Trump Watches” janë frymëzuar nga atentatit ndaj tij në Pensilvani. Madje edhe koleksioni i tij i parë quhet “Luftoni, luftoni, luftoni” referuar fjalëve që po thërriste republikani në momentin kur u qëllua ndaj tij.
Deri më tani në treg ka vetëm një sasi të limituar të orëve, por nëse dikush porosit 1000 prej tyre, do t’i përfitoj ato me 499 dollarë secila, por një orë e vetme kushton 100,000 dollarë. Një orë është e përbërë nga 18 karat flori dhe e veshur me 122 diamante. Trump, gjithashtu ka krijuar monedha argjendi prej 100 dollarësh me fytyrën e tij dhe një version tjetër të Biblës, me titull "Zoti e bekoftë Amerikën", atlete Trump të arta për 399 dollarë dhe parfum "Victory47" për 99 dollarë shishja.
Të gjitha prodhimet e tij janë licensuar nga kompania CIC Ventures LLC, e cila në fakt nuk tregon se ka lidhje me Organizatën e Trump. Republikani gjithmonë vjen me gjëra të reja në treg dhe një nga prodhimet e tij më popullore dhe më të shitura janë kapelat e kuqe "Make America Great Again". Ato e kanë shoqëruar Trump që prej fushatës së tij të parë zgjedhore në vitin 2016 dhe ende vazhdojnë të jenë një simbol. /ZËRI