
PRISHTINË – Lumir Abdixhiku është rizgjedhur në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
333 delegatët e pranishëm votuan ananimisht që Abdixhiku të jetë në krye të LDK-së. Abdixhiku ishte kandidati i vetëm për të qenë kryetar i partisë, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura. Bislmi është larguar nga salla, pak përpara se Abdixhiku të votohej nga delegatët.
Abdixhiku ishte kandidati i vetëm në garë dhe nuk kishte asnjë kundër. Ai tha se do ta drejtojë LDK-në, duke ndjekur rrugën rugoviste.
Sipas statusit të LDK-së, këto janë përgjegjësitë e kryetarit të partisë:
– Përfaqëson LDK-në në përputhje me Statutin dhe Programin e LDK-së, në vend dhe jashtë vendit;
– Udhëheq punën e LDK-së dhe të organeve të saj;
– Thërret dhe udhëheq mbledhjet e Kuvendit të LDK-së, të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë së LDK-së;
– Kujdeset për zbatimin e vendimeve të Kuvendit;
– Merr vendime dhe qëndrime politike në pajtim me Programin dhe Statutin e LDK-së;
– Emëron zëdhënësin e LDK-së;
– Emëron udhëheqësit në administratën e LDK-së;
– Jep iniciativa për zgjedhje kuadrosh;
– Organizon takime të rregullta dhe të jashtëzakonshme me kryetarët e degëve;
– Mund të thërrasë mbledhjen e secilit organ apo trup të LDK-së.
Lumir Abdixhiku me profesion ekonomist ka mbajtur poste të larta shtetërore, duke qenë tre herë deputet dhe njëherë ministër gjatë karrierës së tij./Zëri.ai/