
TURQI- Një krim i tmerrshëm ndodhi në Turqi, ku një manjat skocez të naftës që vrau gruan e tij të famshme çeke dhe armën e drejtoi nga vetja. Sipas mediave britanike, Thomas David Blyth, me origjinë nga Edinburgu, vrau gruan e tij Victoria Vera Blyth.
Manjati 55-vjeçar duket se ka vrarë partneren e tij 40-vjeçare, e njohur gjithashtu si Victoria Velvet. Ajo që e bën edhe më tragjike ngjarjen është fakti se të tre fëmijët e çiftit, 4, 10 dhe 14 vjeç, kanë parë të gjithë ngjarjen. Aktualisht ata janë nën kujdesin e të afërmve të nënës së tyre, të cilët pas tragjedisë kanë udhëtuar drejt Turqisë.
Artistja e talentuar u bë e njohur në vitin 2004 pas publikimit të albumit të saj të parë, "Killing Me Softly". Ajo kishte lindur në Afrikën e Jugut, përpara se të shpërngulej në Republikën Çeke me familjen në adoleshencë, ku vazhdoi studimet e saj për muzikë. Victoria dhe Blyth u martuan në vitin 2014. Fillimisht ata jetuan së bashku në Pragë, por u transferuan në Turqi në vitin 2019 pasi manjati britanik filloi të bënte biznes në Lindjen e Mesme. Blyth zotëronte një kompani ndërkombëtare të quajtur "ASG Inspection".
Sipas Hurriyet, trupi i Davidit i është dorëzuar familjes së tij për t'u kthyer me avion në Skoci, ndërsa trupi i Viktorias mbetet në Turqi. Por ndërkohë, vazhdojnë ende hetimet për të mësuar shkakun e vërtetë të kësaj ngjarje që ka tronditur Turqinë./ZËRI