Bota

Masakër mbi civilët? Izraeli publikon pamjet: Kështu u sulmuan nga Hamas

Videot nga kamerat e sigurisë, telefonat celularë dhe kamerat e trupit të shfaqura për gazetarët, tregojnë pamjet rrëqethëse të vrasjeve dhe gjymtimeve gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.

Redaksia Zëri
Masakër mbi civilët? Izraeli publikon pamjet: Kështu u sulmuan
Pamje nga nje prej sulmeve te Hamas

IZRAEL- Teksa kritikat për sulmet e Izraelit ndaj Gazës po shtohen, izraelitët po punojnë për të faktuar se sulmet e Hamasit ndaj civilëve izraelitë përfshirë të moshuarit dhe fëmijët që shkaktuan luftën aktuale, ishin të rënda. Videot nga kamerat e sigurisë, telefonat celularë dhe kamerat e trupit të shfaqura për gazetarët, tregojnë pamjet rrëqethëse të vrasjeve dhe gjymtimeve gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.

Qeveria izraelite tregoi përmbledhjen e skenave prej 43-minutash për dhjetëra gazetarë të huaj në një bazë ushtarake në Tel Aviv, në formë përpjekje për të mohuar ose minimizuar masën e ndikimit dhe sulmeve te popullsia civile.

Fragmente nga video e suguruar nga The Guardian tregon momentin kur militantët e Hamasit sulmojnë një makinë teksa po ecte. Personat e armatosur hapën zjarr, duke goditur automjetin, i cili u përmbys, duke zbuluar dy persona të rrëzuar në sediljet e përparme.

Një tjetër skenë tregon një baba dhe dy djemtë e tij, afërsisht shtatë dhe nëntë vjeç, duke vrapuar me të brendshme drejt një strehe për bomba. Një sulmues i Hamasit hodhi një granatë, duke vrarë burrin. Djemtë dalin të gjakosur dhe vrapojnë.

Skena të tmerrshme nga sulmi, në të cilin vdiqën më shumë se 1,400 izraelitë, janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale në dy javët e fundit. Bombardimet në Gaza, vranë të paktën 400 palestinezë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në territor në më shumë se 5,000, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit. Viktimat përfshijnë 2,055 fëmijë.

Poll

MOS HUMB