Bota

Masakra në Greqi! I moshuari vrau tre persona, më pas kreu vetëvrasje

Autori 70-vjeçar me origjinë egjiptiane ka pasur më parë pozicion drejtues në kompani.

D.XH
Masakra në Greqi! I moshuari vrau tre persona, më pas kreu
Greqi

GLYFADA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Glyfada të Greqisë. Një 70-vjeçar ka shkuar në ish-vendin e tij të punës dhe ka ekzekutuar 3 punonjës të kompanisë e më pas ka vrarë veten. Lajmi i bujshëm është publikuar nga mediat kryesore greke.

Pasqyrimi i lajmit në mediat greke:

Të shtëna të përsëritura u dëgjuan pak pas orës 10 të mëngjesit të së hënës (12/2), në zyrat e një kompanie transporti në Glyfada. Konkretisht, autori, ish-punonjës i kompanisë, ka hyrë në pallat dhe ka qëlluar në drejtim të ish-kolegëve.

Tre persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa autori, i cili është egjiptian, ish-punonjës i së njëjtës kompani, në pozicionin e kryepunëtorit, u bllokua në godinë dhe para se të kapej, u arratis në bodrum, ku u vetëvra. Pallati ndodhet në rrugën Artemisiou 2 dhe autori me origjinë nga Egjipti është 70 vjeç. Autori quhet El Burai dhe të gjithë e thërrisnin “Ari”.

Sipas informacioneve të “Zouglas”, autori punonte prej shumë vitesh në kompaninë e transportit detar, në pozicionin e kryepunëtorit, por ishte pushuar nga puna. Policia hyri në kompani në kërkim të autorit, i cili ishte i armatosur në katin e dytë. Në fakt, ata kanë liruar dy femra, të cilat autori i kishte mbyllur në tualet.

Informacione më të reja thonë se efektivët e EKAM-it, të cilët ndodheshin brenda ndërtesës, kanë parë tre persona të shtrirë në dysheme, të cilët nuk kanë lëvizur.

Masakra në Greqi! I moshuari vrau tre persona, më pas kreu
Masakra 2
Masakra në Greqi! I moshuari vrau tre persona, më pas kreu
Masakra 3
Masakra në Greqi! I moshuari vrau tre persona, më pas kreu
Masakra 4
Masakra në Greqi! I moshuari vrau tre persona, më pas kreu
Masakra 5

Viktimat u vranë nga të shtënat

Viktimat janë dy burra dhe një grua, drejtori i përgjithshëm i kompanisë, bashkëshortja e tij, drejtoresha e financave dhe një punonjëse, që tentoi të çarmatoste agresorin. Në fakt bëhet fjalë për një person që ka lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm dhe ka qenë me rol drejtues në kompani.

Agresori hyri në kompani nga parkingu dhe tha se po hynte për të pastruar. Ai është ngjitur në katin e parë, ku ka qëlluar dy punëtorë dhe më pas është ngjitur në katin e dytë, ku ka qëlluar në drejtim të një gruaje. Nga informacionet e pakonfirmuara thuhet se autori është vetëvrarë dhe është gjetur i pajetë në bodrumin e pallatit.

Për shkak të operacionit, policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në këto pika:

Shën Poseidon dhe Sheshi Fleming,

L. Karamanli dhe Calypso,

Artemisiou dhe Rodiris.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, EKAM dhe të paktën tre autoambulanca. Një prej viktimave ishte Maria Karnesi, motra e presidentit të kompanisë së transportit detar të familjes Karnesi në Glyfada, njëkohësisht CEO në kompani. I vdekur mbeti Antonis Vlasakis, drejtor, që ishte martuar me motrën e Maria Karnesit. Viktimë mbeti edhe punonjësi Ilias Koukoularis. Një nga dëshmitarët e ngjarjes së rëndë ka treguar tmerrin e përjetuar.

“Ai bërtiste kudo në rrugë dhe në zyrë. Iu thoshte që të largoheshin. Ai nuk donte që t’iu bënte keq të tjerëve, inatin e kishte vetëm me shefat. Autori synonte pikërisht shefat, qëlloi në drejtim të tyre. Edhe punonjësin që e qëlloi, e goditi sepse ai iu doli në mbrojtje shefave. Kur hyri në kompani nuk mbantre armë, kishte një thes. Pasi vrau 3 vetë dhe më pas veten, në ndërtesë hyri policia dhe na evakuuan të gjithë ne tjerëve, që ndodheshim aty”, tha dëshmitari./ZËRI/

Poll

MOS HUMB