
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III u kthye sot në Londër për t'iu nënshtruar trajtimit të kancerit, duke bërë paraqitjen e parë publike në Sandringham. Sipas Daily Mail, monarku 75-vjeçar zbarkoi në Clarendon House me helikopter mbretëror pasi kaloi një javë në Norfolk pas njoftimit për problemin e tij shëndetësor.
Mediat kanë kapur fotot e tij, ku i shoqëruar nga bashkëshortjan e tij Camilla, shkon drejt Clarence House.
Njoftimi i disa ditëve më parë se mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer ka përhapur ankth në Britaninë e Madhe. Ky njoftim ngjalli kujtime nga viti 1952, kur gjyshi i mbretit Charles vdiq nga kanceri në mushkëri në moshën 56-vjeçare. Qytetarët nuk dinin gjë për shëndetin e tij dhe pallati e mbajti sëmundjen e tij si sekret, gjë që Charles zgjodhi të mos e bënte. Dita kur mbreti Charles vendosi të "thyejë" protokollin mbretëror dhe të shpallte publikisht diagnozën e tij të kancerit nuk ishte rastësi pasi ai zgjodhi ta bënte këtë në prag të përvjetorit të vdekjes së gjyshit të tij. Sipas informacioneve të Mirror, mbretëresha Camilla ishte ajo që i kërkoi Charles të "thyejë" traditën mbretërore dhe të njoftojë se ishte diagnostikuar me kancer./ZËRI