
SHBA- 23-vjeçari shqiptar Petrit Aliaj, i cili prej 1 viti jetonte në Nju Jork, ka përfunduar i shtruar në një spital vendas, me 30% të trupit të djegur nga një maniak që hodhi lëndë djegëse mbi të fejuarën dhe kushëririn e tij, me të cilët ai po shëtiste.
Shtypi amerikan shkruan sot për të riun që u dogj rëndë kur një maniak që hodhi lëngun djegës në metro të shtunën, u hodh me shpejtësi para të fejuarës për ta mbrojtur me trup.
The Post shkoi në spital aty ku Petrit Alijaj, 23-vjeç, plotësisht i mbuluar me fasha në pjesën e sipërme të trupit, rrinte shtrirë në shtratin e spitalit presbiterian Weill Cornell të Nju Jorkut, por ende i tronditur nga sulmi i rastësishëm më herët gjatë ditës.
Mjekët i thanë se kishte djegie në 30% të trupit dhe pritet të qëndrojë në spital për të paktën një javë për t'u shëruar. Ia vlente, tha ai, për të mbrojtur të fejuarën e tij. “E mbrojta të fejuarën time me trupin tim”, tha ai për The Post.
Ai tha se kishte "jo aq shumë dhimbje tani", të cilën ai ia atribuoi ilaçit që i ishte dhënë, por më parë... “o Zot!"
Alijaj, i cili është me origjinë nga Shqipëria, tha se ishte ulur në trenin nr. 1 me të fejuarën dhe kushëririn e tij dhe ishin nisur për të vizituar Statujën e Lirisë rreth orës 14:45, kur ndalën në stacionin e Varick Street në Manhatan.
Sulmuesi, që u i identifikua më vonë si 49-vjeçari Nile Taylor, u fut me një filxhan në dorë të mbushur melëng.
"Ai kishte një filxhan," tha Alijaj, duke treguar një filxhan në tavolinën e tij pranë shtratit, "si ky, ndoshta pak më i vogël, me diçka brenda, si vaj, që ai i ndezi zjarr dhe e hodhi drejt nesh."
Petriti tha se ishte në gjendje të ngrinte trupin për të mbrojtur të fejuarën dhe kushërirën e tij, të cilët ishin ulur pranë.
Këmisha e tij mori flakë dhe ai menjëherë filloi të godiste veten me duar për të shuar flakët në tren, tha ai.
“E gjuaja veten për të shuar zjarrin,” tha ai. “Dhe ndërsa vrapoja, po digjesha”, shtoi viktima.
Ai tha për The Post se mjekët nuk ishin ende të sigurt se sa të rënda ishin djegiet e tij, duke thënë se ata duhej të përcaktonin "sa thellë kishte hyrë zjarri në lëkurë".
“Mjekët thanë se 30% e trupit tim ishte djegur,” tha ai. “Por nuk mendoj se është 30%,” shtoi ai me optimizëm duke buzëqeshur. "Ndoshta më shumë se 10%."
Pjesa e brendshme e veshit të Alijaj ishte e mbuluar me flluska gjigante me pamje të dhimbshme.
"Po unë mund të dëgjoj," i tha ai Post me krenari. Falë Zotit, tha ai, fytyra nuk më është dëmtuar – se ai arriti ta mbulonte. Alijaj tha se ka rreth një vit që jeton në Nju Jork.
Taylor u arrestua menjëherë pas sulmit pasi policia gjurmoi një celular që ai kishte hedhur nga platforma kur po ikte, thanë policia dhe burimet.
Sulmuesi u kap afërsisht pesë blloqe më tutje në Canal Street dhe Renëick Street, afër hyrjes së tunelit Holland.
Sulmi i së shtunës është hera e dytë në katër muaj që dikush hedh lëng zjarrvënës në një vagon pas një incidenti të ngjashëm në shkurt. Policia po heton nëse Taylor ishte gjithashtu përgjegjës dhe për atë rast, thanë burimet policore.