Bota

Mbrojtja e Evropës/ Scholz dhe Macron promovojnë forcat ajrore, propozimi i Mitsotakis në "tavolinë"

Nga ana e saj, Franca ka zhvilluar një sistem të mbrojtjes ajrore të njohur si SAMP-T, ose Mamba, së bashku me Italinë.

f.t
Mbrojtja e Evropës/ Scholz dhe Macron promovojnë forcat ajrore,
Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron

GJERMANI-  Presidenti i Francës, Emanuel Macron ndodhet në Gjermani në një vizitë zyrtare tre ditore. Mbrojtja ajrore në Evropë po promovohet nga kancelari Olaf Solz dhe Emmanuel Macron. Boshti franko-gjerman planifikon të forcojë menjëherë bashkëpunimin, pasi kjo është një nga fushat përfshirë reformën në tregjet e kapitalit, që janë urgjente, shkruajnë mediat e huaja.

Gjatë bisedimeve pritet Macron dhe Scholz të shqyrtojnë propozimin grek nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis në bashkëpunim me homologun e tij polak, Donald Tusk, pasi evropianët janë nën presion për sigurinë e tyre mes dy luftëra në Rusi-Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Mitsotakis propozoi shtimin e një sistemi tjetër evropian të mbrojtjes ajrore, i cili do të plotësojë Iniciativën Evropiane të Mburojës së Qiellit (ESSI) afatshkurtër të Gjermanisë. Opsioni i fundit përfshin raketat izraelite Arrow 3 dhe amerikane Patriot, si dhe sistemin IRIS-T të prodhimit gjerman dhe mbështetet nga 21 vende. Nga ana e saj, Franca ka zhvilluar një sistem të mbrojtjes ajrore të njohur si SAMP-T, ose Mamba, së bashku me Italinë.

Burimet në Paris dhe Berlin theksojnë rëndësinë që Evropa të demonstrojë forcën dhe angazhimin e saj ndaj mbrojtjes përpara takimit të korrikut të ardhshëm në Uashington të aleatëve të NATO-s. Presidenti francez kishte theksuar muajin e kaluar se Evropa nuk mund të mbështetet më thjesht në mburojën amerikane të mbrojtjes, ndërsa në një konferencë shtypi në Berlin të dielën (26 maj 2024) ai theksoi se Franca dhe Gjermania duhet të marrin "vendime historike".

Udhëtimi i zotit Macron në kryeqytetin Berlin dhe më qytetet Dresden dhe Muenster shënon vizitën e parë zyrtare të një presidenti francez në Gjermani pas 24 vjetësh./ZËRI

Poll

MOS HUMB