
GREQI- Një person ka humbur jetën. Ndërsa katër të tjerë janë zhdukur pa gjurmë, pasi një varkë me emigrantë është mbytur në brigjet e ujërave greke, në Samos. Protothema shkruan se 25 të tjerë kanë shpëtuar dhe janë dërguar në një qendër strehimi. Varka me emigrantët ishte nisur nga Turqia.
Autoriteti Portual është duke zhvilluar kërkime në zonën detare të Karlovasit për gjetjen e katër personave të zhdukur. Kërkimet vijojnë edhe me një helikopter.
Alarmi për mbytjen e varkës u dhakëtë paradite dhe shumë prej emigrantëve u hodhën në ujë që të notonin për të dalë në breg. Por siç duket, pesë prej tyre nuk is kanë dalë.