
ITALI- Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto u dërgua me urgjencë në spital gjatë natës. Pas dhimbjeve të vazhdueshme që nga mëngjesi i djeshëm, Crosetto shkoi me urgjencë në spital me dhimbje të forta gjoksi. Sipas njoftimit që ka bërë Ministria e Mbrojtjes për mediat italiane, ministri po monitorohet dhe më pas i nënshtrohet koronarografisë.
"Aktualisht nuk ka të dhëna për shkaqet, por burime spitalore thonë se mund të jetë perikarditi,"-shkruan Ansa lidhur me rastin. Perikarditi është një inflamacion i perikardit ose qeskës që përmban zemrën tuaj. Shumica e njerëzve bëhen mirë me trajtimin e menjëhershëm, pushimin dhe mjekimin. Të tjerë mund të kenë nevojë për një procedurë për të thithur lëngun nga perikardi i tyre. Në shumicën e rasteve, njerëzit shërohen plotësisht. Megjithatë, mund të duhen javë ose muaj.
Crosetto pritej që mëngjesin e sotëm të merrte pjesë së bashku me ministrin e Ekonomisë Giancarlo Giorgetti, në ceremoninë e inaugurimit të vitit akademik të Karabinierëve./ZËRI