
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico njoftoi sot se ka rifilluar detyrën e tij, pothuajse dy muaj pas atentatit të 15 majit. Fico, 59 vjeç, u qëllua katër herë nga një distancë e afërt pas një takimi të kabinetit në një qytet në Sllovakinë qendrore. Atij iu desh t'i nënshtrohej dy operacioneve të gjata. Pas kësaj tentative, autori i dyshuar, poeti Yurai Tsintula, 71 vjeç, u akuzua për një sulm terrorist dhe u la në paraburgim.
Fico doli nga spitali më 31 maj dhe bëri daljen e tij të parë publike të premten e kaluar, në një event në Bratislavë. Sipas mediave sllovake, Fico ka shkuar në mbledhjen e sotme të kabinetit përmes një tuneli për të shmangur gazetarët.
“Të dashur media progresive dhe liberale dhe e dashur opozitë, kërkoj falje që mbijetova, por po kthehem”, ka shkruar ai në Facebook, duke postuar një foto të tij në zyrë.
Robert Fico dorazil do práce ???????? pic.twitter.com/DaRDDxYqaK
— Václav Janda (@Covidism) July 9, 2024
Për shkak të lëndimeve të tij, Fico përdor paterica kur ecën. Është gjithashtu e qartë se ai ka humbur peshë. Fico është kryeministri i një qeverie tre-partiake që përfshin partinë centriste Smer-SD, qendrën Hlas dhe SNS- në e ekstremit të djathtë.
Pasi mori detyrën vjeshtën e kaluar, ai pezulloi ndihmën ushtarake të Sllovakisë për Ukrainën. Vetë Fico ka qenë në favor të bisedimeve të paqes me Rusinë, ashtu si edhe homologu i tij hungarez Viktor Orban. Në një fjalim javën e kaluar ai përshëndeti vizitën e diskutueshme të Orbanit në Moskë, duke thënë se do të dëshironte të ishte vetë atje nëse e lejonte shëndeti i tij./ZËRI