Bota

Media britanike publikon shifrat: 1 milion paund për të ‘përzënë’ emigrantët shqiptarë me avion privat

Por, sipas shifrave të publikuara nga media britanike për të dëbuar një emigrant janë shpenzuar 22 mijë paund.

I.F
Media britanike publikon shifrat: 1 milion paund për të
Momenti i dëbimit

LONDËR- Qeverisë britanike i ka kushtuar 1 milion paund dëbimi i 47 emigrantëve shqiptarë, të cilët po qëndronin atje ilegalisht, drejt vendit tonë. Media britanike “The Telegraph” bën me dije se emigrantët që u ekstraduan drejt vendit tonë me shumë bujë nga qeveria britanike, duke shpërndarë pamje teksa po ngjiteshin në avionë janë persona të dënuar për krime në Shqipëri. Por, sipas shifrave të publikuara nga media britanike për të dëbuar një emigrant janë shpenzuar 22 mijë paund. Në total ekstradimi i tyre ka shkuar 1 milion paund.

Media britanike publikon shifrat: 1 milion paund për të

Media britanike publikon shifrat: 1 milion paund për të

Kjo përfshin koston e pagesës për tre shoqërues sigurie të kontraktuara privatisht për të udhëtuar me secilin emigrant për të parandaluar çdo problem gjatë fluturimit dhe në mbërritje, si dhe monitorimin dhe transportimin e individëve në çdo seancë gjyqësore ligjore dhe në aeroport.

Fluturimet e mëparshme sekrete të dëbimit të sigurisë së lartë u filmuan për herë të parë si pjesë e përpjekjeve të kryeministrit Keir Starmer për të shmangur kërcënimin politik nga partia e Nigel Farage dhe për t'i demonstruar një publiku skeptik se Laburistët po bëhen të ashpër ndaj migracionit të paligjshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB