Bota

Media gjermane: BE po dështon në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtina dhe Beogradi akuzojnë njëra-tjetrën për faktin se nuk zbatojnë marrëveshjet. Kosova kërkon pavarësinë, ndërsa Beogradi kërkon asocacion të komunave me shumicë serbe.

D.XH
Media gjermane: BE po dështon në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti, Borrell dhe Vucic

BERLIN – Media gjermane, DW, shkruan se liderët e BE-së kanë dështuar sërish, që të arrinin një sukses në dialogun, që shërben për të normalizuar raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kishin bisedime veçmas me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Joseph Borrell, deklaroi se në fokus të bisedimeve ishte fakti, që të arrihet një marrëveshje, në lidhje me krijimin e Asocacionit të komunave serbe në Kosovë. Borrell tha se palët nuk janë gati për marrëveshje pa parakushte.

“Për fat të keq, palët nuk janë të gatshme të jenë dakord pa parakushte, që nuk janë të pranueshme për palën tjetër. Por, ne po vazhdojmë që të punojmë për të arritur një marrëveshje”, tha Borrell për median gjermane. Liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë akuzuar njëri-tjetrin, për dështimin e marrëveshjeve.

Vuçiç: Nuk njoh pavarësinë e Kosovës, Prishtina jo pjesë e OKB-së

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se është gati që të nënshkruajë çfarë do lloj marrëveshje, por se nuk pranon që Kosova të jetë pjesë e OKB-së dhe gjithashtu as pavarësinë e saj. BE po përpiqet prej shumë vitesh, që të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë, për të arritur një marrëveshje, e cila përparon raportet mes dy vendeve.

Por, BE beson se procesi për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit është i ngrirë e se është bërë pak përparim. Kosova, nga ana e saj kërkon që Serbia të njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës. Beogradi kërkon, që në Kosovë, të krijohet asocacioni për krijimin e 10 komunave me shumicë serbe.

Raportet mes Kosovës dhe Serbisë u rënduan, kur një grup i armatosur në Banjskë të Zveçanit, vrau efektivin Afrim Bunjaku. Procesi për normalizim marrëdhëniesh mes palëve është tepër i ngadaltë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB