Bota

Mermer dhe ar kudo! Pikaset në Stamboll jahti luksoz i Putin (FOTOT)

Jahti “Victoria” është 71 metra i gjatë dhe vlera e tij arrin në 50 milionë dollarë.

k.m.
Mermer dhe ar kudo! Pikaset në Stamboll jahti luksoz i Putin (FOTOT)
Vladimir Putin, Alina Kabaeva dhe jahti

RUSI- Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, autoritetet perëndimore kanë nisur një gjueti të pamëshirshme për asetet e lidhura me presidentin rus Vladimir Putin. Me informacione, teori dhe thashetheme flitet për pasuri në Zvicër dhe vende 'miqësore' ndaj regjimit rus. Hetimet kanë nisur edhe në emër të gjimnastes ruse Alina Kabaeva, e cila përflitet se është e dashura dhe nëna e fëmijëve të tij. Një superjaht prej 700 milionë dollarësh u sekuestrua asaj vitin e kaluar.

Kjo anije, me gjashtë kate, dy platforma helikopterësh, një pishinë, një sallon dhe banjo të veshura me ar, besohet se i përkiste Vladimir Putinit. Tani, instituti rus i opozitës "The Dossier Center", i cili financohet nga oligarku i naftës, Mikhail Khodorkovsky pretendon se ka gjetur një tjetër jaht të Putinit - i nënti - i cili ndodhet në Stamboll për riparime. Në fakt, Khodorkovsky ka nisur një “fushatë” përmes rrjeteve të tij sociale, duke kërkuar përgjigje se si një varkë e Putinit gjendet në një kantier detar pa u sekuestruar.

Jahti prej 50 milionë dollarësh quhet "Victoria" dhe ndërtimi filloi në vitin 2005 në kantieret ruse Sevmash, megjithëse përfundimi u vonua pasi partneri i Genadi Timchenko (një aleat prej kohësh dhe i besuar i presidentit rus), Sergei Maslov nuk dha më fonde.

Mermer dhe ar kudo! Pikaset në Stamboll jahti luksoz i Putin (FOTOT)Mermer dhe ar kudo! Pikaset në Stamboll jahti luksoz i Putin (FOTOT)Mermer dhe ar kudo! Pikaset në Stamboll jahti luksoz i Putin (FOTOT)Mermer dhe ar kudo! Pikaset në Stamboll jahti luksoz i Putin (FOTOT)

Anija zakonisht ankorohet në Soçi, por që nga tetori është në Stamboll, e “fshehur” mes anijeve të mëdha tregtare, për shkak të riparimeve që po kryhen në të. Qendra kërkimore e opozitës ruse raporton se Kabaeva shpesh udhëton ose pushon me Victoria-n, ndërsa shoqja e Kabaeva, Natalya Belugina, e cila është gjithashtu një gjimnaste postoi një foto nga jahti.

Khodorkovsky dhe opozita ruse tani po e zhvendosin presionin në Turqi, duke nxitur në mënyrë indirekte vendet perëndimore të bëjnë presion ndaj regjimit të Erdoganit për të sekuestruar jahtin. Zyrtarisht, Putini jeton me një pagë prej rreth 140,000 dollarë në vit që e merr dhe banon në një apartament të vogël në Moskë. Por ende nuk ka një vlerësim zyrtar të pasurisë së tij neto./ZËRI

Poll

MOS HUMB