
REPUBLIKA DOMINIKANE - Shteti i Dominikës u ka shitur shtetësinë mijëra individëve, duke përfshirë një ish-shef afgan, një milioner turk të dënuar për mashtrim dhe një ish-kolonel libian në kohën kur drejtonte Muammar Gaddafi. Këto janë disa nga gjetjet në ekzaminimin e parë të detajuar të skemës së diskutueshme të "pasaportave të arta" të vendit.
Gjetjet u bënë pas një hetimi nga Guardian dhe 14 organizata të tjera ndërkombëtare, në partneritet me Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP). Skema e pasaportave të arta të Dominikës, ka grumbulluar më shumë se 1 miliard dollarë (822 milionë paund) përmes shitjes së nënshtetësisë, nga skema e investimeve, që nga viti 2009.
Pasaportat e dominikës kërkohen në mbarë botën dhe një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare sigurojnë që qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza në 140 vende, duke përfshirë shumicën e vendeve anëtare të BE-së. Megjithatë, deri më tani, emrat e individëve që kanë paguar çmimin prej të paktën 100 000 dollarësh (82,000 £) për të fituar shtetësinë dominikane, janë persona, që as që kanë qenë ndonjëherë në këtë vend.
Raporti i parë i emrave të botuar në gazetën zyrtare të qeverisë së Dominikës, tregon se një shtet-ishull me një popullsi prej pak më shumë se 70 000 banorësh, u ka dhënë shtetësinë 7 700 individëve, që nga viti 2007. Disa raporte sugjerojnë se mund të jenë mijëra njerëz, që kanë marrë nënshtetësi të Dominikës.
Çdo qeveri ka të drejtën ligjore të vendosë standardet e veta se kush bëhet qytetar i vendit. Dhe, për shumë njerëz që jetojnë nën regjime shtypëse, një kombësi e dytë mund të bëjë që të kenë më tepër siguri. Emrat që duket se ishin persona me origjinë iraniane, kineze dhe ruse ishin ndër grupet më të mëdha të njerëzve që u bënë qytetarë të këtij shteti.
Për individët nga këto vende, një pasaportë e Republikës Dominikane, mund të nënkuptojë gjithashtu më pak burokraci kur kalojnë kufijtë, bëjnë biznes më lehtë ose hapin një llogari bankare jashtë vendit. Disa nga gjetjet ngrenë pyetje në lidhje me transparencën dhe mënyrën si funksionon skema.
Një blerës ishte akuzuar publikisht për krime lufte përpara se të merrte shtetësinë e Republikës Dominikane, ndërsa një tjetër kishte qenë kolonel dhe zyrtar i lartë i sigurisë nën Muammar Gaddafi. Shtetësia nga aplikimet për investime ndalohen nëse personi që bën aplikim, ka një dosje kriminale, por, në një rast, një blerës i pasaportës së vendit, ishte burgosur për mashtrim përpara se të fitonte shtetësinë. Kishte dhe persona që ishin në listën e Interpolit dhe morën shtetësinë e Republikës Dominikane.
Dominika është bërë shumë e varur nga shitja e shtetësisë për të financuar shërbimet e saj publike, me këtë burim të ardhurash që përbën rreth gjysmën e të gjitha të ardhurave të qeverisë. Shqetësimet rreth skemës kanë çuar në pasoja për dominikanët. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në korrik ndaloi udhëtimin pa viza nga Dominika dhe katër vende të tjera. Qeveria e Dominikës nuk iu përgjigj kërkesave të hollësishme për koment. Megjithatë, kryeministri Roosevelt Skerrit, i cili ka mbikëqyrur zgjerimin e shitjeve të shtetësisë që nga marrja e detyrës në 2004, mbrojti programin gjatë konferencave për shtyp më 18 shtator dhe 3 tetor, me sa duket në përgjigje të vendeve që ndaluan udhëtimet me këtë vend.
Ai tha: “Nëse njerëzit kanë probleme me ligjin, ju nuk mund ta fajësoni skemën për këtë”. Skerrit e krahasoi skemën e Dominikës me kartën jeshile të SHBA-së, e cila jep të drejta të qëndrimit të përhershëm. Ai tha se askush nuk fajëson SHBA-në kur njerëzit kryejnë krime. Ai bëri gjithashtu një sërë pretendimesh të çuditshme dhe të rreme se gazetarët që hetojnë ‘pasaportat e arta’ ishin paguar nga politikanët e opozitës në Dominika, si një përpjekje për të "shkatërruar" skemën dhe i krahasoi gazetarët me "terroristët".
Arkivat kombëtare të Dominikës janë vendosur në një strukturë moderne prej betoni, midis ndërtesave koloniale të pikturuara me pastel të qytetit të vogël të Roseau, kryeqyteti i ishullit. Këtu gjendet një gazetë, që është i vetmi burim publik informacioni për mijëra individë, që janë bërë shtetas të Republikës Domenikane. E publikuar vetëm në letër, pa kopje zyrtare dixhitale, informacioni që përmban gazeta nuk është lehtësisht i arritshëm.
Vitin e kaluar, Projekti i Llogaridhënies së Qeverisë ndërmori veprime për të përmirësuar transparencën. Ai shikoi dhjetëra gazeta nga bibliotekat, koleksionet private dhe nga Universiteti i Xhamajkas dhe hartoi një listë, të çdo qytetari të natyralizuar nga viti 2007 deri në 2022.
Ndër emrat e nxjerrë në dritë është ai i Asadullah Khalid, i cili shërbeu si guvernator i dy provincave të Afganistanit, si shef i spiunazhit të vendit dhe më vonë si ministër i mbrojtjes. Ai i mbajti këto poste të larta gjatë viteve të trazirave pas pushtimit nga SHBA dhe aleatët në vitin 2001, derisa talibanët morën pushtetin në vitin 2021.
Khalid është akuzuar nga zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe kanadezët për përgjegjësi për abuzimet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë akuzat, të raportuara gjerësisht në vitin 2012, se kishte një dhomë torturash në shtëpinë e tij. Ai ka marrë nënshtetësinë në vitin 2017, në një kohë kur këto akuza tashmë ishin publike. Akuzat kundër Khalid nuk janë testuar kurrë në gjykatë. Ai ka thënë më parë se nuk kishte prova për akuzat, që për të ishin thjesht propagandë. Khalid nuk iu përgjigj kërkesave për koment.
Një tjetër investitor ishte Sasi Milud Sasi Grada, një ish-kolonel nën regjimin e Gadafit në Libi. Grada mori nënshtetësinë në vitin 2015, pasi kishte ikur nga Libia pas luftës civile që përmbysi Gaddafin. Në një intervistë telefonike, Grada tha se megjithëse e njihte personalisht Gadafin nga vitet 1960 e tutje, kur ata stërviteshin në ushtri së bashku, ai nuk diskutoi politikë me Gadafin. Ai tha se u largua nga ushtria në vitin 1989 në gradën e kolonelit, përpara se të kishte në dorë sigurinë e qeverisë, për objekte të tilla si banka, universitete dhe fusha nafte deri në luftën civile.
Biznesmeni turk dhe ish-ministri i qeverisë Cavit Çaglar bleu nënshtetësinë në vitin 2011, shtatë vjet pasi u dënua me burg dhe një gjobë për mashtrim në lidhje me Interbank, një bankë që ai zotëronte derisa u mor nga rregullatorët turq në 1999. Në vitin 2010 dënimi u pezullua dhe u reduktua në një vit e nëntë muaj burg, si dhe një gjobë, njoftoi gazeta turke Hürriyet.
Në një intervistë të vitit 2019, Çağlar tha se kreu nëntë muaj e gjysmë burg dhe se ai nuk ishte kriminel. Një përfaqësues i kompanisë së gazetave të Çaglar, Olay, tha se nuk dëshironte të komentonte kur iu tha të jepte informacione për Guardian dhe OCCRP.
Të tjerë duket se kanë hasur në telashe pasi kanë marrë pasaportat e tyre. Një investitor që është përballur me akuza për keqbërje që nga marrja e nënshtetësisë është Mehdi Ebrahimi Eshratabadi, një iranian i kërkuar në Iran për mashtrim të supozuar, sipas një njoftimi të kuq të Interpolit.
Eshratabadi, i cili gjithashtu quhet Tony Neuman, mori nënshtetësinë Domenikane në vitin 2015. Avokati tha se ai po i mohonte me forcë akuzat nga regjimi iranian dhe po mbron veten në procedimet penale në Iran.
Oday Nadir Abdulkareem al-Quraishi, një irakian, mori një pasaportë domenikane në vitin 2012, përpara se të transferohej në Dubai. Në vitin 2016, raportet e mediave pretenduan se, ndërsa punonte si inxhinier në një kompani nafte në pronësi të shtetit irakian, ai kishte pranuar ryshfet midis 2009 dhe 2011 për të drejtuar kontrata fitimprurëse për klientët e Unaoil, një kompani shërbimesh nafte. Një vit më pas Iraku lëshoi një urdhër për arrestimin e tij, në lidhje me akuzat. Ai mohoi çdo keqbërje dhe tha se u largua nga Iraku për shkak të “problemeve të sigurisë dhe etnisë”. Me email, ai tha se do ta zgjidhte çështjen kur koha të jetë e përshtatshme.
Dominika raportoi më shumë shtetësi të reja në 2019 sesa në nëntë vitet e mëparshme së bashku
Aktivistët dhe politikanët kundër korrupsionit kanë shprehur prej kohësh shqetësime për regjimet e pasaportave të arta.
Eka Rostomashvili, kryesuese e fushatave në Transparency International, një mbikëqyrëse kundër korrupsionit, tha: “Nuk është sekret që udhëtimi pa viza në BE dhe MB ka qenë një nga pikat kryesore të shitjes së shtetësisë së Domenikës nga programet e investimeve. Si BE ashtu edhe Britania e Madhe kanë hasur në probleme me këto skema, duke bërë që disa vende të BE-së dhe Britania e Madhe të mbyllin plotësisht programet e tyre”.
Britania e Madhe hoqi skemën e pasaportave të arta vitin e kaluar, ndërsa Qiproja ndaloi shitjen e shtetësisë në vitin 2020. Megjithatë, pasaportat e arta luajnë një rol qendror në ekonominë e Dominikës. Udhëheqësit e vendit thonë se paratë nevojiten për të zëvendësuar eksportet e bananeve dikur dominuese, të dëmtuara nga ndryshimet në rregullat e tregtisë.
Të ardhurat – të vlerësuara në më shumë se 1 miliard dollarë që nga viti 2009 – janë bërë burimi kryesor i të ardhurave për qeverinë Domenikane, duke ndihmuar në financimin e shkollave, kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera publike.
Duke mbrojtur skemën në konferencën për shtyp të muajit të kaluar, Skerrit tha se ajo përcakton një pjesë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe social në ishull dhe është përdorur për të ndërtuar mijëra shtëpi, për të përmirësuar kujdesin shëndetësor, për të ndihmuar në sigurinë kombëtare, për të ndihmuar ekonominë dhe rritjen e ekonomisë në bujqësi dhe turizëm, apo me ndërtimin e hoteleve./Zëri.ai/