Bota

Milorad Dodik me urgjencë në Beograd, do operohet në fyt dhe stomak

Mediat raportojnë se ai është shtruar në spital me urgjencë për shkak të dhimbjeve "akute".

k.m.
Milorad Dodik me urgjencë në Beograd, do operohet në fyt dhe
Milorad Dodik

SARAJEVË- Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje-Herzegovinë, Milorad Dodik është shtruar pasditen e sotme në një spital në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd. Mediat raportojnë se ai është shtruar në spital me urgjencë për shkak të dhimbjeve "akute".

Siç është bërë e ditur nga zyra e presidentit Srpska, sipas diagnozës së parë, Dodik do t'i nënshtrohet një operacioni në ezofag dhe në stomak. Por më shumë detaje nuk janë zbuluar për publikun nga zyra e presidencës.

"Publiku do të informohet me kohë për gjendjen shëndetësore të Presidentit,"- thuhet në njoftim./ZËRI

Poll

MOS HUMB