
BERLIN – Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius deklaroi se Europa nuk duhet ta përjashtojë idenë, se dhe në territorin e saj, një ditë mund të ketë luftë. Pistorius tha se luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme mund të jenë pararendëse të ndonjë lufte në kontinentin europian.
“Ne duhet të mësohemi me idenë se mund të ketë një kërcënim lufte në Evropë dhe kjo do të thotë që ne duhet të bëhemi gati për luftë. Duhet të jemi gati të mbrohemi dhe të përgatisim forcat e armatosura gjermane dhe shoqërinë për këtë”, shtoi ai.
Politikani socialdemokrat tha se Gjermania duhet të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe të modernizojë forcat e saj të armatosura, për ta bërë shtetin gjerman të aftë për të adresuar sfidat e reja të sigurisë.
Liderë të Europës dhe vendeve të tjera të botës kanë bërë thirrje, që konflikti në Lindjen e Mesme mos të përshkallëzohet./Zëri.ai/