Bota

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim! I shpëton burgut nëse nuk...

Sveçla u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me një vendim të datës 2 shtator, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

zh.ll
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dënohet me
incidenti ne kuvend 2018-xhelal sveçla

KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit në vitin 2018. Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor Sveçlën për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Megjithatë, Sveçla nuk do ta vuajë dënimin në burg. Vendimi, 1 vit burgim me kusht, nënkupton se Sveçla nuk futet në qeli nëse gjatë një viti ai nuk kryen një tjetër vepër penale.

Prokurori Valdrin Krasniqi kishte kërkuar që Sveçla të dënohej me dy vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë. Sveçla u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me një vendim të datës 2 shtator, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas gjetjeve të gjykatës, në vitin 2018, ai hodhi një bombolë me gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e seancës. Ndërkohë që gjatë procesit gjyqësor, ministri në detyrë ishte deklaruar i pafajshëm, ndërsa hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend e kishte cilësuar si një aktivitet politik. Sveçla kishte argumentuar se në atë kohë, si deputet opozitar, po kundërshtonte ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ndërkohë, për këtë çështje, janë të akuzuar edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ish-deputeti i Vetëvendosjes Salih Zyba dhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Drita Millaku./ZËRI

Poll

MOS HUMB